Tentuan të arratisen nga Burgu “313”, Arbër Çekaj i qeshur para gjykatës dhe bën batuta me bashkëvuajtësit e dënimit

0
372
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arbër Çekaj është shfaqur i qeshur para Gjykatës së Tiranës ditën e sotme, teksa ka shkëmbyer batuta me shokët e tij të burgut, me të cilët tentuan arratisjen.

Po ashtu edhe Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele janë parë të qetë teksa do të njihen me masën e sigurisë për tentativën e dështuar të arratisjes nga Burgu “313”.

Çepele është shfaqur me krahë të fashuar, pasi ai është i burgosuri që inskenoi prerjen e damarëve për të tërhequr vëmendjen e gardianëve, ndërkohë që Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratisen me një litar të formuar nga çarçafët nga kati i tretë i burgut.

Të tre vuajnë dënime për vepra të ndryshme penale, por tashmë pritet që burgu t’u zgjatet edhe për një vepër penale të kryer në bashkëpunim, atë të tentativës së arratisjes.

Arbër Çekaj është dënuar me 21 vite burg nga GJKKO për një sasi prej 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia nëpërmjet konteinerëve të firmës së tij të frutave ekzotike.

Ndërsa Fatmir Pjetri është dënuar si pjesë e bandës famëkeqe të “Babagjyshëve” që nën kërcënimin e armëve kryen një sërë grabitjesh të bujshme në Shqipëri dhe jashtë shtetit.

Zjarr Tv Ad