Tentuan të grabisnin bankën, por iu shemb tuneli! Shpëtohet italiani i ngecur brenda pas 8 orësh

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italiani që ngeci brenda një tuneli, ku kishte hyrë për të vjedhur një bankë, është shpëtuar.

Ai është dërguar në spital, ndërsa forcave zjarrfikësve iu është dashur 8 orë për ta nxjerrë nga tuneli.

Policia ka dyshime se ai mund të ketë qenë pjesë e një bande që po tentonte të hynte në një bankë.

“Ne jemi ende duke hetuar, nuk përjashtojmë mundësinë që ata janë hajdutë, kjo është një nga pistat,” tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Personi i shpëtuar së bashku me një tjetër akuzohen për dëmtim të pronës publike. Dyshohet se ata po tentonin të grabisnin një bankë por tuneli pranë Vatikanit është shembur dhe të dy kishin ngecur brenda.

Tuneli ndodhet pranë një banke dhe dy personat dyshohet se tentuan ta grabisnin pak para fundjavës së gjatë të 15 gushtit, kur pjesa më e madhe e qytetit boshatiset.

Zjarr Tv Ad