Tentuan ti mbyllin fjalën teksa fliste për fermerët, reagon Braçe: Të biesh në kurth në shtëpinë ku ke vendosur një tullë, më vjen…

0
366
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pasi dje tentuan t’i hiqnin të drejtën e fjalës në ‘Panelin e Bujqësisë’ duke e cilësuar këtë veprim si hipokrizi dhe mungesë respekti për të pas kaq shumë vitesh punë.

Braçe shkruan përmes një postimi në Facebook se të rëndësishme mbeten problematikat e fermerëve dhe komunikimi i tyre duke thekson se debati ishte me skaletë.

Reagimi i plotë:

FALEMINDERIT PER DUARTROKITJET!

Faleminderit edhe per cdo mesazh nga dje e deri tani; u jam mirenjohes.

Kaq doja dhe une,
E VERTETA TE PERHAPEJ, HALLET E BUJKUT TE MBERRININ KUDO!

Pjesa tjeter?!

Faleminderit gjithkujt qe me nje pyeje te thjeshte-SI JE?- i tha te gjitha per dje.

Po pergjigjem sot, mbase sepse jam edhe me i qete.

E para, mungesa e respektit pas kaq vitesh pune, te ben keq!

E dyta, te biesh ne kurth ne shtepine ku ke vendosur edhe ti nje tulle, te deshperon,shkova dje ne panelin e bujqesise te KONGRESIT TE PS si detyrim ndaj cdo bujku, por edhe me shijen e mire lene ne vesh nga fjalet e kryetarit te PS se nevojitej fryme kritike ne ato panele, ne bese te udheheqesit qe nderhyri disa here dje, pas kerkeses telefonike per “ti dhene zjarr debatit”, ketij te bujqesise!

E treta, “debati” me skalete te pergatitur e telekomanduar lavdesh pa debat, ta shpif, vecanerisht kur ne mes jane hallet e bujqve si shumice anekend vendit!

E katerta, hipokrizia nuk zgjidh gje, nuk vlen; shikoni une di te flas edhe si Ai, edhe si Ajo, madje me mire se te dy keta qe dirigjonin skaleten, POR NUK E BEJ, E THJESHTE, NUK ESHTE E VERTETA!

Nuk e bej dot qe te degjoj ndryshe atje tek njerezit ne Divjake, Lushnje, e ti them ndryshe ne Tirane, ti degjoj halle, e ti them arritje, ti shenoj si gabime, e ti listoj si suksese.ME VJEN TURP!

Ne fund, e drejta per te menduar ne menyre kritike e per te kritikuar publikisht edhe ne shtepine tende, eshte e drejte themelore, e pacenueshme.

Ne reflektim te gjithckaje, nuk e kane me mua, e kane me ate qe une them, me TE VERTETEN!

Nese do te kisha folur ndryshe, te kisha hyre ne trenin e lavdeve, nuk do isha nderprere asnjehere, sic tregtaret aty nuk u nderprene.

Me ndjeni por se bej dot, nuk do e bej edhe ne vijim.

ESHTE POPULL AI NE KETE MES, POPULLI I BUJQESISE.

Nuk e bej dot te flas ndryshe me ta,
e ndryshe per ta!

Kush e ben tani, ta provoj ta bej kur te mos jete pushteti!

Zjarr Tv Ad