Tenxherja e Ramës!

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Arbër Zaimi:

1. Skema e ”patronazhistëve” dhe platforma si kjo “aktivisti” tregojnë se Edi Rama e ka bindjen e plotë se shumica as nuk do ta votonte e as nuk do ta ndiqte nëpër rrjete sociale, nëse është i lirë dhe i pamonitoruar. Këto skema e platforma po na tregojnë se në Shqipëri është rikthyer qeverisja përmes frikësimit.

2. Ka një garë mes Ramës dhe Iranit, se kush i keqpërdor më shumë të dhënat e qytetarëve shqiptarë, të cilat shteti do të duhej t’i mbronte me fanatizëm. Mjerisht shqiptarët edhe një herë në histori duhet të mbrohen e të fshihen nga shteti i tyre. Nuk dihet se kush do ta fitojë në fund atë garë të keqe, grupi i Ramës, apo hakerët e Iranit.

3. Vizat u liberalizuan para se të vinte Rama në pushtet. Pas dhjetë viteve me Ramën, imazhi i shqiptarëve është problematizuar shumë dhe ka filluar të flitet për mundësinë e kthimit te vizat. Në sportele kontrollesh, pasaportat shqiptare shpesh po të vonojnë më gjatë. Politikanët ksenofobë të perëndimit e kanë lehtë të kapen me një vend që nuk po bën asgjë për ta luftuar namin e keq të trafikantëve të njerëzve e të drogës.

4. Pikërisht në këtë kohë kur imazhi i shqiptarëve po vuan, sepse është krijuar besimi i padrejtë se jemi “popull kriminal”, emri i kryeministrit tonë del në gjithë mediat e mëdha perëndimore si njeri që ka korruptuar FBI-në. Në kulmin e përpjekjeve amerikane për të luftuar korrupsionin tek ne, Ed Rama shkon dhe korrupton Amerikën. Kjo mund të jetë diçka interesante për skenar filmi, por jo për shqiptarin e thjeshtë që dëshiron të udhëtojë pa u diskriminuar.

5. Miti mbi të cilën ndërtohet narrativa e Ramës është ai i opozitës që paska qenë shumë e korruptuar. Mirëpo po të kishte qenë kjo e vërtetë, atëherë sot shumë media, biznese të mëdha, apo edhe segmente të shtetit do të duhej të vazhdonin të ishin të kapura nga opozita.

Fakti se shumica dërrmuese u bënë me Ramën qysh në 2013, kur Rama për herë të parë fitoi zgjedhjet, tregon se janë servilë, por jo të kapur nga ish-qeveritë. Ai që është i kapur nuk shkapet dot aq lehtë.

6. Opozitës mbase i duhet një hapje ndaj figurave të reja, mirëpo përmes ushtrimit të kontrollit thuajse të plotë që Rama i bën mediave por edhe rrjeteve sociale me platformat si “Aktivisti”, promovimi i zërave të rinj opozitarë bëhet shumë i vështirë. Oligarkizimi i sferës publike e mbyt demokracinë. Por në kontekstin e sotëm gjeopolitik global, përplasja është edhe vlerore: midis demokracive e autokracive. Në këtë aspekt Rama e rrethi i tij i oligarkëve Shqipërinë nuk po e vendosin në kampin e duhur.

7. Megjithatë Rama e as oligarkët e patronazhistët e aktivistët e tij gënjejnë veten nëse mendojnë se janë të gjithëfuqishëm. Ata nuk e kuptojnë një të vërtetë të thjeshtë: tenxherja e tyre me presion ka mbetur pa ventil. Shpejt do t’u plasë në dorë.

Zjarr Tv Ad