Tepelenë/ Dalin detaje të reja nga grabitja, ja çfarë morën hajdutët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka zbardhur detaje të reja për grabitjen e ndodhur në orët e vona të natës në Tepelenë.

Mësohet se ishin vjedhur 3 biznese; një supermarket, një pastiçeri dhe një dyqan bulmeti.

Supermarketi u grabit pasi hajdutët thyen xhamin duke marrë nga aty një shumë të konsiderueshme lekësh dhe mall.

Raportohet se nga kasa ishin marrë 600 mijë lekë, si dhe paketa cigaresh me vlerë 5 milionë lekë.

Autorët ishin të maskuar dhe para se të largoheshin morën me vete edhe kamerat.

Gjithashtu, po gjatë mëngjesit të sotëm, u shënua një tjetër grabitje në një argjendari në qytetin e Lushnjes.

 

Zjarr Tv Ad