“Tërbohet” i riu shqiptar, qëllon 12 herë me thikë moldaven në Itali

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Mediat fqinje raportojnë  se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka goditur plot 12 herë me thikë një grua moldave e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Më tej mediat italiane shkruajnë se shqiptari e ka qëlluar 33-vjeçaren në pjesën e barkut, ndërsa pritet që t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan ANSA.

Ngjarja ndodhi në kopshtin e shtëpisë ku shtetasja moldave jetonte së bashku me motrën e saj. Shqiptari akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”

Zjarr Tv Ad