Tërhiqen sulmet ajrore, arrihet armëpushimi mes dy vendeve

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim duke tërhequr forcat ajrore nga sulmet në territorin Palestinez.

Por vetëm pak orë pasi u shpall armëpushimi grupi militantik i Gazas ka rifilluar sulmet ndaj Izraelit.

Mëngjesin e sotëm mbetën të vdekur 8 pjesëtarë të një familje në Gaza ndërkohë që qeveria Izraelite ka deklaruar se shënjestra ishte një pjesëtar i grupit islamik.

Në total numri i viktimave në Palestinë ka arritur 34, ku 25 prej tyre ishin luftëtarë të grupit islamik të Gazas.

Në anën tjetër nga shkëmbimet e zjarrit raportohen 63 të plagosur në kampin Izraelit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

OKB dhe Egjipti kanë ndërmjetësuar të dy qeveritë që të tërheqin sulmet dhe të arrihet armë pushimi në mënyrë që të parandalohet shkallëzimi i situatës dhe fillimin e një lufte të mundshme.

Sulmet ajrore filluan ditën e martë (12 nëntor) ku forcat ajrore izraelite goditën shtëpinë e njërit prej krerëve të grupit militantik të Gazas, Abu al-Ata.

Sipas kryeministrit të Izraelit, ai është përgjegjës i shumë sulmeve terroriste të ndërmarra ndaj tyre.

Të gjitha sulmet kanë shënjestruar pikërisht anëtarë të grupit militantik të Gazas.

Zjarr Tv Ad