Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet i fuqishëm në Alaskë ka shkatërruar disa rrugë, duke e bërë të pamundur lëvizjen. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 7, duke shkaktuar dëmtime të mëdha.

Autoritetet zyrtare thonë se janë evidentuar 40 zona me dëmtime, tetë prej të cilave konsiderohen të rënda. Në terren kanë dalë inspektorët, të cilët po kontrollojnë edhe urat nëse kanë pësuar dëmtime. Megjithëse shumë rrugë janë shkatërruar, disa shoferë patën guximin të kalonin në to. Kryesisht ata me fuoristradë apo me automjete të larta.

Në këtë video shihet konkretisht rasti i një shoferi, i cili kalon në anën tjetër duke përshkruar këtë rrugë të rrezikshme të dëmtuar nga tërmeti. Fatmirësisht, kjo situatë kaloi pa asnjë problem.

Zjarr Tv Ad