“Pse u tërhoqën socialistët nga Reforma Territoriale”, për të ftuar për këtë temë në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ishin përfaqësues të Partisë Socialiste, deputetja Anila Denaj si dhe nga ana e opozitës ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo.
Të pyetur nga moderatori Xhafo se përse mazhoranca u tërhoq nga ndryshimet në reformën Territoriale, Denaj tha se pas analizave të bëra rezulton se pas ndryshimeve të bëra në vitin 2015-të Bashkitë në të gjithë territorin kanë performuar në mënyrë shumë të mirë.
Por për Bozdon Reforma Territoriale ka qenë një dështim, pasi ndryshe nga sa pretendon mazhoranca, kjo reformë ka larguar shërbimet nga qytetarët, si dhe është bërë vetëm për qëllime elektorale.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Pse tërhiqen socialistët?
Denaj: Nuk ka tërheqje, komisioni ka një veprimtari deri në 30 shtator, dhe veprimtaria e tij ka patur 40 dëgjesa, dhe ne tashmë po përgatisim raportim përfundimtar. Në qasjen që ka mazhoranca është e dukshme që Reforma Territoriale në 2015-n është e domosdoshme. Përfaqësimi në ish-komunat, mbulimi i territorit më i gjerë dhe në raport me personelin. Pjesa e perfomrancës janë edhe konsolidimit financiare të bashkive dhe ulje e konsiderueshme e borxhit
Xhafo: Dmth kanë performuar mirë?
Denaj: Performanca duhet analizuar, jo performanca e Reformës Territoriale. Performanca e pushtetit vendor është absolutisht për tu shtuar. Ne në komisione nuk kemi anashkaluar problematikat, ne divergjiojmë nga PD në mënyrën se si zgjidhen këto problematike. Ne themi që një copëtim i mëtejshmë i territorit është kthim në problem. Problematikat që na shqetësojnë tani janë të zgjidhshme brenda ligjit. Dhe për sa kohë këto janë të zgjidhshme përse duhet të shkojmë tek copëtimi i territoreve.
Bozdo: PD ka dalë me një njoftim para dy ditësh se si ajo e mendon një hartë më të mirë Territoriale. Unë bashkohem me zonjën Denaj ku indikatorët dhe performanca duhen marrë në analizë. Ajo që ne na rezulton është një situatë dramatike sa i përket situatës së pushtetit vendor., Sot Bashkitë 75% e të ardhurave të tyre i marrin nga qeveria qendrore. Sipas Ministrisë së Financës janë 20 bashki me probleme financiare.
Bashikë sot me gjithë reformën e propaganduar përdorin vetëm 20% të të ardhurave për investim. U premtua në fillim të Reformës që do të kurseheshin me këtë reformë 80 milionë euro, në vitin 2014-të të punësuarit total ishin 19500 sot kjo shifër është 35 mijë. Ka një problem tjetër shumë të madh që është ofrimi i shërbimeve. Mjafton të dilni në perfieri të Tiranës për të kuptuar se zonat rurale janë lënë totalisht jashtë vëmendjes. Ka një problem tjetër që është ai i përfaqësimit. 90% e këshilltarëve bashkiakë vijnë nga zonat urbane, kurse zonat rurale kanë 10-15% përfaësim në Këshillin Bashkiak. Reforma Territoriale ka dështuar totalisht, dhënien e shërbimeve me deficcencë. Pa pritur ende raportin e Komisionit që Kuvendi ka ngritur, në mënyrë zyrtare Partia Socialiste thotë se Reforma territoriale është në rregull. Kjo tregon dy gjëra. E para Reforma e vitit 2014 ka qenë ideuar që në gjenezë. Askush nuk ka patur kurrë asnjë lloj ideje për ta ndryshuar këtë hartë.