“Terror ndaj grekëve në kufi”, befason kreu i OMONIA-s, ja çfarë iu tha gazetarëve shqiptarë

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri, ka befasuar me deklaratat e tij mbi ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas.

Bejleri ka qenë sot i pranishëm në Bularat për të nderuar figurën e Kacifas, por ka dhënë deklarata krejtësisht të kundërta për mediet greke dhe ato shqiptare.

Teksa për grekët ai e ka paraqitur situatën skëterrë, duke thënë se është bërë terror ndaj grekëve në kufi, se ata nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoni, dhe se minoritetet janë të pasigurt, për mediet shqiptare ka folur krejt ndryshe.

kreu i OMONIA-s ka deklaruar për gazetarët shqiptarë se nuk ka një klimë pasigurie në Bularat, nuk ka persona të kthyer në kufi dhe se ishte një detyrim moral për të marrë pjesë në ceremoni.

Zjarr Tv Ad