Terror në Durrës/ Babai mbajti peng 2 fëmijët e mitur dhe qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje terrori të denjë për “filmat e hollivudit” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ku armët e krimit sërish ngrihen kundra policisë.

Sipas policisë, një shtetas terrorizoi fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), madje qëlloi me kallashnikov ndaj forcave RENEA.

Sipas burimeve mediatike bëhet me dije se shtetasi i identifikuar si Aleks Marku (40 vjeç), mori peng dy fëmijët e tij në një apartament të marrë me qira dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Policia e Durrësit ka mbërrit pranë apartamentit të tij, rreth orës 02:20, por autori qëlloi disa herë nga dritarja.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Por “RENEA” shkoi në vendngjarje dhe i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e Aleks Markut, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Zjarr Tv Ad