‘Testi’ që zbulon ‘sukseset/dështimet’ e REFORMËS në DREJTËSI

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kastriot Islami

Ka shumë deklarime për “sukseset” dhe “dështimet” e reformës në Drejtësi dhe qytetari i thjeshtë e ka të vështirë të kuptojë nga këto debate që jepen në media e në rrjetet sociale ku qëndron e VËRTETA… aq më tepër që për këtë çështje janë shprehur jo vetëm gjyqtarë, prokurorë, politikanë shqiptarë, por edhe diplomatë të huaj?!

Një “TEST”që mund të vinte në ndihmë për të vënë në evidencë “sukseset/dështimet” e reformës në drejtësi, por jo vetëm, do të ishte sa më poshtë, duke iu përgjigjur pyetjes: Kush do t’i trembej reformës në drejtësi? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është e njëjtë me përgjigjet e pyetjeve ekuivalente të mëposhtme:

1. Kush i ka sjellë individët me rekorde kriminale në parlament?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

2. Kush i ka caktuar kandidaturat me rekorde kriminale për kryetar bashkie?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

3. Kush i mban ministrat e korruptuar në qeveri?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

4. Kush është akuzuar për pasuri të paligjshme prej 200 milion US dollarë të fshehura në llogari bankare offshore?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

5. Kush përdor paratë e korrupsionit, krimit, trafiqeve për të blerë votat?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

6. Kush përdor pushtetin për të blerë mandate kuvendore?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

7. Kush ka eliminuar kundërshtarët politikë dhe ka tentuar të kthejë në fasadë opozitën?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

8. Kush ka vënë nën kontroll biznesin e madh?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

9. Kush ka kapur median?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

10. Kush ka vënë nën kontroll shoqërinë civile?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

11. Kush ka kapur drejtësinë?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

12. Kush paguan lobistët e huaj me para të pista për të hedhur në erë pavarësinë e Kosovës e stabilitetin e rajonit?

Përgjigja e qytetarëve: Edi Rama.

13. Kush futet në burg e dënohet për faturën e dritave?

Përgjigja e qytetarëve: qytetari i varfër.

14. Kush arrestohet dhe dënohet që proteston?

Përgjigja e qytetarëve: qytetari i varfër

15. E tjerë e tjerë që mund të shtohen nga lexuesit, qytetarët…

Zjarr Tv Ad