Tetë pyetjet më të shpeshta që mundojnë votuesit, çfarë duhet të dini kur të shkoni në kutinë e votimit

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka ndarë me publikun 8 nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Duke filluar nga sa fleta votimi do jenë, kur do të quhet e pavlefshme vota dhe pyetje të tjera të zakonshme, Kreu i KQZ-së i ka dhënë përgjigje pyetjeve munduese të votuesve.

Postimi i plote:

PYETJE/PËRGJIGJE TË SHPESHTA PËR FLETËN E VOTIMIT

1) Me sa fletë votimi do të votohet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021?

Në këto zgjedhje do të votohet vetëm me një fletë votimit.

2) Çfarë përmban fleta e votimit?

Në fletën e votimit janë të shënuara emrat e subjekteve zgjedhore (parti politike, koalicione ose kandidatë të pavarur), dhe në secilin rresht ku është shënuar emri i subjektit zgjedhor janë të shënuar në vazhdim numrat e kandidatëve të atij subjekti sipas renditjes në listën e dorëzuar në KQZ.

3) Si duhet të plotësohet fleta e votimit që ajo të jetë e vlefshme?

Në kuadratin e bardhë përbri logos së subjektit zgjedhor (parti/koalicion), ose sipas rastit kur zgjedh edhe kandidatin, duhet të vendosësh shënjën X, ose +. Çdo shënim tjetër mundet ta bëj ta pavlefshme fletën e votimit.

4) Si duhet të votoj që vota ime të jetë e vlefshme?

Ti mundet të votosh vetëm në një nga tre mënyrat:

Ti mund të votosh vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votosh për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

Ti mund të votosh për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votosh vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti;

Ti mund të votosh vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

5) A mund të votoj për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër?

Jo, nuk mundesh.

6) A mund të votoj për dy subjekte zgjedhore?

Jo, nuk mundesh.

7) A mund të votoj për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor?

Jo, nuk mundesh.

8) A mund të votoj dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm?

Jo, nuk mundesh.

 

Zjarr Tv Ad