“Tetori Rozë”, gjesti i rrallë i punonjëseve të Policisë së Shtetit, i dhurojnë grave paketa shëndetësore për problemet e kancerit të gjirit

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Policia e Shtetit ka njoftuar nismën ku punonjëset e policisë përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosën grave dhe vajzave, simbolin e kësaj fushate, fijongon rozë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Policia e Shtetit shkruan se ky gjest mban mesazhin për sensibilizim për kujdesin ndaj vetes dhe drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.

Ndërkohë, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës përgjatë këtij muaji kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

Njoftimi i Plotë:

“Tetori Rozë”, në spektrin human të Policisë së Shtetit

Gratë dhe vajzat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë dhe një aset i çmuar, gjithmonë e më i pranishëm, i Policisë së Shtetit.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”, punonjëset e Policisë së Shtetit përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë, me mesazhet e kujdesit për veten dhe të drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.

Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.

Zjarr Tv Ad