“Tetori Rozë”, muaji i solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Zonja e Parë Armanda Begaj mesazh sensibilizues: Një grua e shëndetshme, familje e lumtur

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë mbështesin përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, në kuadër të gjithëpërfshirjes së aktorëve institucionalë dhe shoqërisë për këtë çështje me rëndësi jetësore.

Zonja e Parë Armanda Begaj u drejtohet përmes një mesazhi sensibilizues të gjitha grave shqiptare, familjeve të tyre dhe shoqërisë në tërësi.

Në vijim mesazhi i plotë i Zonjës së Parë:

Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë.
Fushata ndërkombëtare “Tetori Rozë” është një nismë ndërgjegjësuese dhe solidariteti për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që përballen me sfidën e madhe të luftës ndaj kancerit të gjirit.

Unë i bashkohem me zemër kësaj nisme për ta jetuar Tetorin si muajin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sepse gjithnjë e më shumë ka vend për optimizëm, sepse gjithnjë e më shumë gra po e mundin kancerin e gjirit përmes depistimit, kontrollit periodik dhe zbulimit të hershëm të këtij armiku të jetës.

Ndaj në këtë muaj dhe jo vetëm, le të ftojmë njëra-tjetrën, të afërmit dhe miqtë tanë që t’u gjendemi pranë nënave, bashkëshorteve, motrave, bijave e mikeve, të flasim për rëndësinë e madhe të informimit, edukimit dhe parandalimit. Le t’u gjendemi pranë me mbështetje, inkurajim, optimizëm dhe energji pozitive.

Sepse një grua e shëndetshme do të thotë një familje e lumtur dhe një familje e lumtur do të thotë një shoqëri e shëndetshme! Së bashku për jetën!”

Zjarr Tv Ad