Thaçi takon Ramën, diskutojnë për hapjen e plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se me kryeministrin Rama ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës ai ka takuar edhe presidentin shqiptar, Ilir Meta, ndërsa pasdite takon edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherni.

 

Zjarr Tv Ad