The Economist: Mafia shqiptare një mit, nuk janë të strukturuar

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

John Macris po largohej nga shtëpia e tij në periferi të Athinës në bregdetin Voula më 31 tetor të vitit të kaluar kur një burrë vraponte drejt makinës së tij duke qëlluar me një pistoletë. Z. Macris, një gangster greko-australian, u hodhi jashtë makinës në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ikur atentatorit, por personi i armatosur e ndoqi dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur.

Disa javë më herët në New York, Sylvester Zottola, një anëtar i dyshuar i familjes kriminale Bonanno, ishte duke udhëtuar me makinën e tij pranë një McDonald’s kur edhe ai u ndoq dhe u vra. Kështu edhe Raúl Tamudo, një futbollist në pension u kthye në shtëpinë e tij në Barcelonë në 12 gusht dhe zbuloi se dikush kishte thyer derën dhe kishte vjedhur koleksionin e tij të orëve të shtrenjta për një vlerë që kalonte 100 mijë euro.

Policia tha se kishte dyshime se hajduti i përkiste “mafies shqiptare”. Homologët grekë dhe amerikanë gjithashtu fajësuan shqiptarët për kryerjen dhe urdhërimin përkatësisht të vrasjeve të z. Macris dhe z. Zottola.

Të tre krimet ishin ndër të shumtat që tregonin një rritje të theksuar të kriminalitetit të gangsterëve shqiptarë. I pyetur për të renditur grupet e krimit të organizuar nga rreziku që ata paraqesin në Evropë, një zyrtar i lartë në agjencinë e zbatimit të ligjit të BE, Europol, i vuri mafiozët shqiptarë edhe përpara atyre rusë.

Policia britanike konfirmoi rritjen e aktivitetit kriminal të këtyre grupeve në trafikun e qenieve njerëzore. Grupe shqiptarësh dhe kosovarësh në Britaninë e Madhe janë akuzuar edhe për vrasje dhe torturime në rrugë për të kontrolluar trafikun e kokainës.

“Por, – thotë Jana Arsovska, që jep mësim në City University të New York dhe që ka ndjekur veprimtarinë e kriminelëve shqiptarë për 15 vjet – “mafia shqiptare” është një mit. Pasuritë e pafundme dhe dhuna ekstreme e kriminelëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk nënkupton se ata i përkasin një organizate të strukturuar me zakone dhe rituale të ngjashme me Cosa Nostra në Sicili apo Yakuza në Japoni. Shohim që shumë organizata punojnë të pavarura nga njëra tjetra – thotë zonja Arsovska.

“Ata flasin shqip, por kjo nuk do të thotë se janë të lidhur në organizata në Shqipëri dhe nuk janë kurrë ekskluzivisht etnikisht vetëm shqiptare”.

Disa arsye ndihmojnë për të shpjeguar se përse krimi i organizuar ishte i aftë të hidhte rrënjë të forta në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Shpërbërja në vitin 1991 e shërbimit sekret të njohur si ‘Sigurimi’ la pa punë rreth 10 mijë agjentë të përshtatur me kriminalitetin. Shembja e skemave piramidale 7 vjet më pas, që prekën mijëra persona të cilët futën aty kursimet e tyre shkaktoi trazira dhe hapjen e depove duke bërë që të binin në dorë të popullatës mbi 550 mijë armë të kalibrit të vogël të ushtrisë dhe emergjenca në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë luftërave ballkanike duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes kriminelëve, politikanëve dhe gueriljeve (me disa lojtarë që i kanë kaluar të tri rolet). Në fund të viteve ‘90 sidomos Shqipëria veriore, ku besnikëria e klaneve ishte gjithmonë e rëndësishme u kthye në një vend të dhunshëm pa ligje, i copëtuar nga grindjet vrastare.

Megjithatë, ndërsa mafiozët individualë kishin emigruar, ka pak prova që bandat e formuara prej tyre në Ballkan të jenë përhapur në nivel ndërkombëtar të tipit “Cosa Nostra” apo si të një tjetër mafie italiane e njohur si “Ndrangheta”.

Shumë kriminelë shqiptarë u futën në krime vetëm pasi emigruan në Europë.
Brutale, të pamëshirshme dhe të dukshme, ato megjithatë janë shumë më pak të sofistikuara se mafiozët e vërtetë.
Ka pak shenja të aleancave me politikanët për të shpëtuar aktivitetet e tyre apo të për ricikluar pasuritë e të mirat materiale në Ballkan. Është pikërisht kjo pakujdesi që i bën ata sa të frikshëm shpesh herë aq edhe të pambrojtur nga policia.

Zonja Arsovska citon si shembull atë që ndodhi në New York me organizatën kriminale shqiptare “Rudaj”. Në vitet ‘90 ishte kaq e pushtetshme sa disa e quanin “familja e gjashtë kriminale” e qytetit. Të tjerët me origjinë italiane mbeten në aktivitet ndërsa banda e Rudajt është në burg.

Zjarr Tv Ad