Dëbora izolon veriun

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dëborës që kanë mbuluar pjesën më të madhe të vendit, po mbajnë të mbërthyer edhe veriun. 

Malësia e mbishkodres ndodhet nën petkun e borës që ka zbardhur zona të tëra duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor. 

Sipas të dhënave të shtabit të emergjencave civile, vështirësi në qarkullim paraqet rruga në drejtim të Dukagjinit nga Mali i Shoshit ku këshillohet përdorimi i zinxhirëve, ndërsa Qafa e Thores deri në Theth është thuajse e pakalueshme. 

Edhe Iballa në rrethin e Pukës ka probleme në qarkullim e ku rekomandohet përdorimi i zinxhireve dhe vetëm mjetet e larta, pasi trashësia e madhe e borës e bën të pakalueshme për mjetet e tjera.

Me zinxhir kalohet edhe Fushë – Arrëzi, ndërsa probleme ka edhe në drejtim të Kelmendit. 

Megjithatë zyrtarisht emergjencat civile deklarojnë se të gjitha rrugët që lidhin bashkitë me njera – tjetrën dhe bashkitë me njësitë administrative, janë të hapura dhe kryhet komunikim.

Situata po mbahet nën kontroll dhe për cdo problematikë që do të paraqitet, janë përcaktuar grupet e punës ne gatishmëri që të ndërhyjnë, qoftë firmat e kontraktuara me fadroma, ashtu edhe për rastet e emergjencave shëndetesore. 

Sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra ka patur shkëputje, ku rrjeti i amortizuar dhe ngarkesat kanë bërë që të stakohen linjat, por OSHEE ka deklaruar se pas cdo sinjalizimi, në terren ndërhyjnë grupet e punës. 

Raportimi tek shtabi i emergjencave është kryer në nivel bashkie, nga të gjitha njësitë e veriut përfshirë Shkodrën, Malësine e Madhe, Pukën dhe Fushë Arrëzin, që kanë edhe problemet më të mëdha me reshjet e borës. 

Edhe për 72 orët e ardhshme është kërkuar gatishmëri, për shkak se termometri do të shënojë disa gradë nen zero.

Zjarr Tv Ad