Themeluesja e inceneratorit të Elbasanit është kërcënuar nga mafia/Lulzim Basha thirrje SPAK:”Të ndërmerren urgjentisht veprimet për këtë aferë mafioze”

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha ka thënë në konferencën e sotme për mediat se Stela Gugallja, një ndër themelueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit, përfaqësuese e Albtek Energy, është kërcënuar nga mafia e plehrave.

“Sipas informacioneve që kanë mbërritur, një nga personat kyç për këtë hetim, Stela Gugallja apo Gugallia është vënë në presion nga mafia e plehrave, ndaj dua ti përsëris sot SPAK të ndërmarrë urgjentisht veprimet për këtë aferë mafioze”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD “paralajmëroi” SPAK se nëse të pandehurit dhe të dyshuarit kryesor zhduken, përgjegjësia do të bjerë mbi ta.

“Paralajmëroj sot SPAK se nëse të pandehurit dhe të dyshuarit kryesor të kësaj afere zhduken, nuk është për shkak objektiv, por për shkak të përgjegjësisë së tyre, avashllëkut të tyre për të trajtuar një aferë që duhet sot të ishte zbërthyer dhe ku të pandehurit kryesorë duhet të ishin në arrest. Pikërisht për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve apo zhdukjen e tyre në drejtim të paditur”, përmbylli ai.

Zjarr Tv Ad