Dalin detaje të reja lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Albert Bako në burgun e Koridalos, në Athinë.
Mediat greke shkruajnë se ai u godit me një thikë artizanale të përshtatur brenda burgut, duke bërë që të gjejë vdekjen.
Bako, u qëllua me mjetin prerës në kokë dhe qafë nga të burgosur të tjerë.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autorët e vrasjes së tij, janë shqiptarë.
Albert Bako, njihej edhe si Arbër Bako, i cili prej pak kohësh ishte transferuar nga burgu i Chania drejt atij të Koridalos, pasi pritej të dilte në gjyq.
Albert Bako akuzohej se në vitin 2014 kishte hapur zjarr me armë pranë një bar-kafeneje duke lënë të plagosur 14 persona të pafajshëm. Ajo ngjarje ndodhi në Mikroliman dhe atëherë, u tha se Bako hapi zjarr me automatik tip “Kallashnikov” për shkak të një balerine, Rezartës, për të cilën ishte xheloz.
Po ashtu, Bako u akuzua se kishte marrë pjesë në vrasjen në tentativë të avokatit Antonopoulos, e porositur nga biznesmeni Ari Floro.
Mediat greke lidhin vrasjen e shqiptarit edhe me mundësinë që të jetë një hakmarrje pasi disa kohë më parë në qendër të Athinës u ekzekutua me armë zjarri, avokati grek, Mihali Zafiropoulos.