Thirrja e Flutura Açkës: Belind Këlliçi i pari që duhet t’i kërkojë Berishës të largohet, pastaj të tjerët me radhë

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, është shprehur mbrëmjen e kësaj të marte se Belind Këlliçi duhet t’i kërkojë Sali Berishës që të largohet. Sipas saj, kandidati për Tiranën duhet t’a bëjë këtë i pari sepse e ka autoritetin, e më pas të tjerët me radhë.

“Shpresoj që qëndrimin ndryshe ta çoje deri në fund. Sot duhet ti kërkojë zotit Berisha të japë dorëheqjen ta largohet, duhet ti kërkojë Belindi të largohet. Belindi duhet ta fillojë i pari sepse ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Ka qenë në garë dhe e ka këtë të drejtë të bëjë publikisht.

Duhet ta bëjë një i pari, pastaj i dytë dhe më pas me radhë ndoshta të fillojmë atë revolucionin e famshëm që kemi një vit e gjysmë që e presim dhe nuk ndodhi.

Ne nuk erdhën në pushtet në 2021 për shkak të bandave. Po, ky pushtet ka blerë vota me bandat, por përtej kësaj, përse ne të djathtëve na munguan 200 mijë shqiptarë, 200 mijë vota kush mban përgjegjësi? Këtë përgjigje duhet ta japë shpura e Sali Berishës edhe shpura e vulës dhe të mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve sepse me këtë demokraci nuk shkojmë në 2025”, u shpreh Flutura Açka.

E ftuar në emisionin “Log”, deputetja demokrate tha se edhe grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka mbështetur Luçiano Boçin në Elbasan. “Nëse nuk e di po e them unë publikisht sot, ne e kemi mbështetur, pavarësisht se nuk e kemi thënë dhe nuk kemi bërtitur në fushatë, por të gjithë demokratët e kanë mbështetur zotin Boçi.”

Zjarr Tv Ad