Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, ka reaguar në rrjetet sociale pas thirrje nga ana e SPAK të ish kryetarit të bashkisë Kamëz Xhelal Mziu. Dhe akuza qesharake është për dy furgonë pa licence që kanë qarkulluar në bashkinë Kamëz”.
“Ndërkohë inceneratorët 480 milion euro janë zhdukur pa lënë gjurmë”
Rilindja urbane 2.2 miliard euro dhe akoma askush nuk është përpara drejtësisë”, shrkuan Hoxha.
Ja postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme është paraqitur në SPAK edhe ish kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Dhe akuza qesharake është për dy furgonë pa licence që kanë qarkulluar në bashkinë Kamëz.
Ndërkohë inceneratorët 480 milionë euro janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Rilindja urbane 2.2 miliard euro dhe akoma askush nuk është përpara drejtësisë.
PPP dhe Konçensionet vazhdojnë përditë vjedhjen ndaj shqiptarëve. Koha për të dërguar para drejtësisë këtë bandë hajdutësh që ka 9 vjet qe ka shpallur shqiptarët non grata dhe po i largon nga vendi.