Thirrje për të votuar edhe në qeset e bukës / Dyqanet gjejnë ‘zgjidhjen’ interesante (FOTO)

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet e 25 prillit dhe ftesa për qytetarët që të japin votën e tyre nuk është mjaftuar vetëm me spotet elektorale në media, thirrjet publike apo posterat në rrugët e qytetit, por edhe qeset e bukës janë bërë një formë për ti bërë thirrje femrave të votojnë.

Kjo mënyrë e veçantë dhe e padëgjuar më parë në vendin tonë është parë në furrat e bukës në Fier të cilat kanë stampuar në qeset e bukës shprehje që bëjnë thirrje për fuqizimin e votës së femrës.

Disa nga shkrimet janë: “Vota jote vlen po aq sa punët e shtëpisë”, “Fjalët i merr era, votën tënde jo”, “Gratë punojnë gratë votojnë”, “Vota e një gruaje rimodelon shoqërinë”.

Zjarr Tv Ad