“Ti japim shans bujqësisë dhe jo kanabisit”, Dashamir Shehi bën ironinë therëse ndaj qeverisë: Këta s’po kontrollojnë dot ilaçet normale

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Komisionin e Ekonomisë është miratuar sot nen për nen projektligji për kanabisin mjekësor.

Pavarësisht kritikave që kishin disa prej anëtarëve të komisionit ky pr.ligj kaloi nen për nen, ndërsa do të dërgohet për shqyrtim në një tjetër komision për të bërë disa ndryshime.

Dashamir Shehi, një nga anëtarët e komisionit i cili e ka kundërshtuar këtë projektligj, e cilëson si një gabim tepër të madh.

Në një intervistë televizive, Shehi thotë se nuk do të ketë asnjë përfitim për Shqipërinë, as në teknologji dhe as në të ardhura. Dyshimet mbi suksesin e këtij projektligji, Shehi i argumenton duke thënë që nuk është eksperimentuar së pari për të parë ndikim që do të ketë, por menjëherë është lejuar të jepet një sipërfaqe e konsiderueshme.

Skepticizmi gjithashtu qëndron, te (mos)kontrolli i kanabisit ilegal, ku Shehi vë në pikëpyetje, se sa sukses do të kenë njësitë shtetërore, që nga Ministria e Mjekësisë, për të pasur të gjithë situatën nën kontroll.

Shehi: Unë nuk gjykoj që mund të vijë as ndonjë përparim teknologji në këtë fushë, as të ardhura. Si do të vijnë të ardhura me 200 hektarë kanabis. Sikur të gjithë Shqipërinë ta mbjellim nuk do të sjellë ndonjë gjë të madhe. Gjykoj që kanë bërë një gabim shumë të madh, e kanë rifutur Shqipërinë në këtë debat ndërkombëtar. Kjo që mbillet legalisht, do përzihet me atë që prodhohet ilegalisht. Do përfshijë një sërë institucionesh. Ministria e Mjekësisë ka ngritur një aparat të tërë, që do kontrollojnë, kur s’po kontrollojnë dot ilaçet normale. Janë dy lloje kanabisi, një për çështje shëndetësore, i dyti për investim industrial. E kemi debatuar që 20 vite më parë. Një ngatërresë e kotë që do fusë në siklet policinë shqiptare. Kush do t’i bëjë kontrollet, sepse kjo do të jetë e shpërndarë.

Interes ekonomik nuk ka, imazhi përkeqësohet më tej se sa ishte, institucionet e shtetit i ngarkojmë një detyrë tjetër, që edhe duke luftuar ilegalin nuk ia dalin dot.

Do legalizohen ato që janë afër ambienteve politike dhe licencat do t’i marrin po këta. Ne kemi problem bujqësinë këtu. Ti japim shans bujqësisë dhe jo kanabisit. Një gabim nga tërë pikëpamjet. Kjo qeveri e mbolli Shqipërinë me kanabis në 2016, janë në një fazë marrie, ose duan të favorizojnë disa grupeve që janë përqark qeverisë që i ka mbetur pa shitur apo investuar paratë e kanabisit. Sot i bëra një propozim, të paktën të bëhet një eksperiment me këtë ligj, ta bëjë provë një herë me 20 hektarë. Të shikojnë nëse ka sukses, nëse nuk përfshihet bota e krimit dhe më pas ta rrisnin sipërfaqen e lejuar.

As këtë nuk e duan, duket që i kanë bërë planet sa do fitohet, sa do fshihet pas kësaj skeme ligjore. Dëm i madh për Shqipërinë dhe tregun e punës. Fjala kanabisi duhej të ishte e ndaluar. Në vend të zvogëlojmë atë që është duke u bërë ilegalisht, këta bëjnë dhe një ligj. Do dukemi para ndërkombëtarëve në një nivel grotesk, që po luftojmë kanabisin, u bë një sistem drejtësie dhe e ngarkojmë me një hipotezë të rrezikshme.

Zjarr Tv Ad