“T’i japim Shqipërisë një President që të na nderojë”, Elisa Spiropali: Do zhvillojmë një proces të hapur me qytetarët dhe Grupet Parlamentare

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali, e cila është edhe në grupin e zgjedhur nga Partia Socialsite për të qenë pjesë e bisedimeve për emrin e PResidentit të ri, deklaroi sot se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të jetë i hapur, ku do të bisedohet me qytetarët dhe Grupet Parlamentare.

Sipas saj, qëllimi është që në fund Shqipëria të ketë një President normal dhe që do ta nderojë postin që mban.

“Ne kemi si qëllim përveçse t’i japim Republikës një President normal, por edhe të garantojmë një stadard parlamentar në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Më parë kushtet kanë qenë të tilla që për shuë kohë zgjedhja e presidentit ka ngjarë pak me takime në zyra të vogla dhe jo një proces i hapur me grupet parlamentare dhe qytetarët.

Ne synojmë që të gjitha këto hapa t’i ndjekim që si produkti dhe procesi të garantojnë një President të Republikës që të na nderojë”, tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad