Disa ditë më parë, Luiz Ejlli në një rrëfim të ndjerë për jetën e tij, deklaroi se Benet Beci ishte një prej personave që i ishte mirënjohës. Ky i fundit e kishte ndihmuar kur kishte pasur nevojë.
Por nga ana tjetër, Luiz është prezantuar si demokrat i flaktë. Prandaj pas dajes së tij nga BBV, që korrespondoi në kohë fushate, të gjithë ishin kurioz për qëndrimin e Luizin dhe ky i fundit bëri ditën e djeshme lëvizjen e parë politike. Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.
“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram e më shfaqet me Benet Becin në fushatë.
Pas këtyre lëvizjeve, ka qenë aktori Tan Brahimi i cili e ka ironizuar qëndrimin e Luizit. Tani ka publikuar një video ku falenderon Eduart Grishajn për mbështetjen dhe zgjedh ta quaj:
“Eduart Grishaj është Benet Beci im”, thotw ai. Kjo video është shpërndarë edhe nga Eduarti ku shkruan:
“Herën tjetër do kandidoj unë”.