Tifozët e Leisterit mbajnë zi për presidentin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

5 ishin viktimat e tragjedisë: manjati tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha, që e bleu klubin e futbollit për 39 milionë paundë në vitin 2010 dhe 6 vjet më vonë e çoi në fitimin e titullit në Premier League; ish-mbretëresha tajlandeze e bukurisë, Nursara Suknamai, asistenti i pronarit, Kaveporn Punpare si dhe dy pilotët. Swaffer besohet të ketë shpëtuar shumë jetë me përpjekjet e tij për ta larguar mjetin me probleme nga tifozët në terren. Homazhet kanë vërshuar nga të gjitha anët për të dhe për manjatin e konsideruar një bamirës që nuk do të harrohet lehtë. “Nuk kam takuar kurrë një njeri si ti në jetën time. Ti preke zemrat e të gjithëve. E ndryshove futbollin përgjithmonë. I dhe shpresa të gjithëve se e pamundura mund të bëhet e mundur”, ka qenë mesazhi i ngushëllimit të portierit të Leicester, Kasper Schmeichel. Ekspertët dyshojnë se shkak i fatkeqësisë është bërë mosfunksionimi i helikës së bishtit të helikopterit, çka bëri që mjeti 6 milionë paundësh AgustaWestland të dilte nga kontrolli në një mënyrë të cilën asnjë pilot, sado i mirë, nuk do ta menaxhonte dot. Lajmi për vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha u konfirmua nga klubi i tij.

Mijëra buqeta me lule dhe shalle janë vendosur në vendin ku helikopteri shpërtheu në flakë.

 

Zjarr Tv Ad