Tirana nis riorganizimin e klubit, Ahmataj rikthehet si trajner

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Tiranës po përgatitet për sezonin e ri 2022/2023 ku përvec ekipit A klubi po punon edhe për akademinë. Kështu bardheblutë kanë prezantuar sot emrat e trajnerëve që do të drejtojnë grupmoshat e Tiranës sezonin e ardhshëm. Ajo që bie në sy është rikthimi i Julian Ahmataj, me ish futbollistin që do të drëjtoj grupmoshën U19. Në njoftimin e klubit thuhet:

“KF Tirana Academy njofton se i ka besuar drejtimin e bankinave të ekipeve të moshave, trajnerëve të mësipërm, ku spikasin emra të njohur për eksperiencat e tyre në Kategorinë Superiore të kampionatit shqiptar si Elton Mucollari, Akil Jakupi, Erald Deliallisi, etj.

Këta emra do të mbajnë postin e trajnerëve përgjatë sezonit të ri 2022/2023.

Tashmë ata do të përcjellin profesionalizmin tek të rinjtë që do të rriten çdo ditë nën drejtimin e më të mirëve. Në kampin e kampionëve.”

Zjarr Tv Ad