Tiranë/ 3 burra abuzojnë me një fëmijë 13 vjeç

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku bëhet me dije se dy djem kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçar dhe pas kësaj e kanë kërcënuar duke i kërkuar edhe para në këmbim.

Mësohet se dy të rinjtë, Valter Hysja 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu 21-vjeç, e kanë ftuar në banesën e tyre 13-vjeçarin për të luajtur me lojëra elektronike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të teksa e gjithë skena është filmuar prej tyre përmes të cilës e kanë shantazhuar minorenin se do ia publikonin videon në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte para, konkretisht një shifër prej 5 mijë eurosh.

Sipas informacioneve të para të Policisë, dy të rinjve i është bashkuar dhe një 45 vjeçar, i identifikuar si Bledar Matja. Ata e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar një shumën e parave.

Po sipas Policisë, i mituri qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën me pas e kanë grabitur.

Ka qenë vetë tezja e minorenit ka bërë denoncimin në polici, por efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës. Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari.

E gjithë skema e ngjarjes është zbuluar pas marrjes në pyetje të 13-vjeçarit në praninë e një psikologeje, i cili ka treguar të gjithë skenën e rëndë. Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.

Ndërkohë Policia ka bërë të mundur identifiki9min dhe arrestimin e 2 autorëve të ngjarjes së rëndë ndërkohë që është shpallur në kërkim 45-vjeçari Bledar Matja ./ FaxWeb

 

Zjarr Tv Ad