Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 23 vjeçar është arrestuar në kryeqytet për armëmbajtje pa leje. I riu me iniciale E. P është kapur në flagrancë menjëherë, pasi policia mori informacioneve nga qytetarët se mbante në banesë armë zjarri pa leje.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thotë policia. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.