Tiranë/ Inagurohet Komisariati i Policisë nr 6 në Kombinat

0
495
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është inaguruar Komisariati i Policisë nr 6 në Kombinat.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Inagurohet Komisariati i Policisë nr 6 në Kombinat, Tiranë.

Në ceremoni Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

I nderuar Z.Ministër i Brendshëm,

Të nderuar punonjës të policisë të komisariatit 6,

Të nderuar pjesëmarrës,

Për të pasur një Polici efikase, ka disa komponentë dhe faktorë, e një ndër komponentët kryesorë është edhe mbështetja logjistike.

Profesionalizmi, logjistika dhe përkushtimi për të luftuar krimin e organizuar dhe për t’i ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor janë trekëndëshi i domosdoshëm për një Polici efikase e në shërbim të qytetarit dhe ky trekëndësh nga viti në vit po përmirësohet e forcohet duke bërë që Policia e Shtetit, të jetë institucioni i parë më i besueshëm për publikun.

Në harkun kohor të një muaji kjo është ceremonia e dytë e inagurimit, ku gjatë muajit dhjetor, Policisë së Shtetit iu shtua flota me 134 automjete dhe 30 motoçikleta të reja.

Shumë shpejt në ditët në vijim do prezantojmë tabletat për vendosjen e gjobave elektronike nga Policia Rrugore.

Listës së ambienteve të reja të ndërtuara apo ri konstruktuara vitet e fundit, në kuadër të përmirësimit të kushteve të akomodimit e të punës për punonjësit e policisë, i shtohet edhe godina e re e Komisaritatit Nr.6.

Me fondin e buxhetit të shtetit prej 239 milion lekë u financua ndërtimi i godinës së këtij komisariati me një sipërfaqe ndërtimore prej 2619m², të cilat do të shërbejnë për rreth 150 punonjës policie.

Me një fond prej 8 milion lekësh është realizuar edhe kompletimi i të gjitha zyrave me orendi e pajisje zyre të reja, duke krijuar kushte normale pune në çdo ambient.

Në keto ambjente, ku krahas zyrave për personelin e të gjithë strukturave të Komisariatit, janë edhe blloku i dhomave të shoqërimit (zyra e marrjes së kallëzimit, zyrë intervistimi, zyrë proceduriale), salla e “TI”-së, salla Operative, ambientet për rregjimin e uniformës (meshkuj,femra), palestra/salla e forcës, magazinat dhe ambiente ndihmëse, arkivi, sallë mbledhjesh me kapacitet rreth 100 persona.

Tashmë qytetarët do të marrin një shërbim cilësor e në kushte optimale duke bërë që besimi i komunitetit ku ju i shërbeni të rritet akoma edhe më shumë.

Gjej rastin për të theksuar se për herë të parë, në buxhetin e vitit 2018, Policisë së Shtetit iu akorduan 1.2 miliard lekë fonde për investime me financime të brendshme, ose 3 herë më shumë se realizimi i vitit 2017, të destinuara për:
Ndërtimin e rikonstruksionin e disa objekteve të rëndësishme ku akomodohen e stërviten rreth 600 efektivë;Ø
Blerjen e pajisjeve për forcat speciale RENEA e FNSH-të,Ø
Blerjen e pajisjeve të avancuara për strukturat e Policisë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore;Ø
Blerjen pajisjeve e financimin e modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit.Ø

Edhe për vitin 2019, në buxhetin e Policisë së Shtetit janë miratuar 1.3 miliard lekë investime.

I përmenda këto shifra, për të vënë në dukje faktin që vitet e fundit Policia e Shtetit ka marrë një vëmendje të veçantë nga Qeveria Shqiptare, duke i’u nënshtruar një reformimi të thellë, që e ka bërë dhe po e bën atë me efiçente, me të besueshme për komunitetin, me prezantuese e më dinjitoze, e kompletuar me ambjente e kushte normale akomodimi, pune e stërvitjeje.

Të nderuar pjesëmarrës.

Duke patur besim tek profesionalizmi dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie, më lejoni që në emër të tyre, të shpreh edhe njëherë falenderimet për ndihmën e pakursyer dhe mbështetjen që na jep Qeveria dhe Ministri i Brendshëm, dhe i siguroj se Policia e Shtetit, do të jetë e motivuar, me vizion të qartë për të përballuar me sukses kryerjen e detyrave të ngarkuara.

Ju faleminderit.

 

Zjarr Tv Ad