Tiranë/ Merr zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm në dy lagje

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë “Shkollës së Baletit”

Punimet për këtë zonë u finalizuan me një ritëm të shpejtë për të rritur ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ndërkohë ekipet e punës riparuan menjëherë defektin në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Bardhok Biba”.

Me bashkëpunimin e ngushtë të qytetarëve, Bashkia përfundoi me shpejtësi riparimin e defektit të shfaqur.

Për çdo shqetësim, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, i cili qëndron në dispozicion 24 orë në 24.

Zjarr Tv Ad