Denoncimi i studentit: Policia shoqëroi 4 protestues, 2 janë dhunuar

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një student ka denoncuar sot, se mbrëmjen e djeshme 4 studentë janë marrë nga policia, 2 prej të cilëve janë dhunuar.

Nga ambientet jashtë kryeministrit, studenti tha se ai do të vazhdojë të qëndrojë, ndërsa bërit thirrje që në orën 17:00 të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

Studenti: Dje në mbrëmje ka ndodhur ajo që pritej prej shumë ditësh, policia ka marrë 4 protestues, ku dy prej tyre janë dhunuar. Një gazetar që ndodhej këtu tek ne ju sekuestrua telefoni dhe ju fshinë videot.

Në një moment që un ndodhesha në studion e zotit Zheji, këtu kishin ardhur disa persona që flisnin në emër të studentëve dhe thoshin që protesta ka mbaruar. Unë do të vijoj protestën.Sot në orën 17 i bëj thirrje të vinë të na bashkohen. O do shuhen këta, o do shuhemi ne. Ne do të qëndrojmë deri në plotësimin e kërkesave. Kush do të shkojë të bëjë pushim le të shkojë.

Ndërsa një grup tjetër studentësh tha se protesta do të mbyllet për momentin, por nuk do të mbyllet kauza e tyre.

Studenti:  Një pjesë e mirë e studentëve janë të lodhuar nga një protestë e gjatë, një pjesë i janë drejtuar familjeve, kështu që ne kemi vendosur ta mbyllim për momentin, por jo të mbyllim kauzën. Kauza është për gjitë studentët dhe për gjithë qytetarët.

Zjarr Tv Ad