Tiranë, pranga hajdutit të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 50-vjeçar, i cili vidhte aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh në zonën e “21 dhjetorit” ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të banorëve ndërsa pamjet filmike i dhanë një dorë të fortë policisë për identifikimin e tij.

“Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv  tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit” njofton policia.

Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Kapen hajdutët e rrobaqepsisë

Nga efektivët e komisariatit numër dy u arrestuan dhe dy shtetas të tjerë për vjedhjen e një magazinë rrobaqepsie.

“Pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në  magazinën e një rrobaqepsie” thuhet në komunikatën e policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad