Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Tire Alldervishaj, sanitarja e Shefqet Ndroqit, e cila i mori 8 milion lekë një vajze që të përkujdesej për mamnë e saj, ka apeluar vendimin e shkallës së parë ditën e premte, duke kërkuar lirinë.
55-vjeçarja Alldervishaj, ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit nëpërmjet avokates së saj mbrojtëse, ku ka kërkuar masë më të butë sigurie. Ndërkohë, që gjykata nuk ka caktuar ende datën për zhvillimin e kësaj seance.
Kërkesa për lirimin e 55-vjeçares, është bërë me argumentin se; ajo sa ka qenë e infektuar, e që nuk është negativizuar ende, ndërkohë që prej disa javësh në vendin tone, nuk bëhet më testi i dytë për negativizimin, ku periudha e izolimit në rast infektimi, është 10 ditë.