Tito ia “dhuroi” Kosovën Enver Hoxhës?

0
798
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Ish-Jugosllavisë socialiste, Josip Broz Tito, që në fund të vitit 1946 ia kishte “dhuruar” Kosovën si dhe të gjitha territoret tjera me shumicë shqiptare, Shqipërisë dhe Enver Hoxhës, shkruan portali serb, telegrafs, raporton Express.

“Është pak i njohur fakti që Josip Broz Tito në intervistat për gazetarët e huaj në vitet 1945/46, ka folur hapur se Kosova, si dhe pjesë tjera me shumicë shqiptare, do t’i bashkohen Shqipërisë”, shkruan ky portal.

Tito kishte deklaruar për Associated Press: “Në rast se komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën ingerencat e Tiranës”.

“Shefi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito nga fundi i vitit 1946 personalisht i ka premtuar se Kosova do të jetë pjesë e Shqipërisë, ashtu si edhe rajonet e tjera ku shqiptarët janë shumicë.

Megjithatë, këto deklarata nuk janë transmetuar në publik, pasi marrëdhëniet e Tiranës dhe Beogradit gjithmonë kanë qenë të tensionuara”, shkruan tutje portali serb.

Dora e djathtë e Titos, Eduard Kardeli, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë dhe në ish- BRSS, i kishte thënë Stalinit që Kosova do t’i ‘jepet’ Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad