Tjetër largim i rëndësishëm te Tirana, sulmuesi me valixhe na duar

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu sic pritej tek skuadra e Tiranës vazhdojnë largimet e lojtarëve që u shpallën kampion sezonin e shkuar.

Futbollisti i radhës që mund të largohet nga bardheblutë mund të jetë pikërisht sulmuesi Taulant Seferi. Ai ka qënë një nga më të mirët në fushën e lojës sezonin që lam pas dhe ofertat në drejtim të tij kanë qënë të shumta.

Manisa FK ekip i Ligës së parë turke, është gati të paguajë deri në 800 mijë euro për kartonin e sulmuesit nga Kumanova. Ndërkohë nga Polonia mësohet se Seferi kërkohet nga skuadra e Widzew Lodz, që janë të gatshëm të investojnë një shumë të konsiderueshme për ta afruar në skuadër.

Për lojtarin mund të ketë oferta serioze në drejtim të tij dhe duhet të jetë gati për një lëvizje në një kampionat më të fortë. Klubi do të hiqte dorë nga sulmuesi për jo më pak se 500 mijë euro.

Zjarr Tv Ad