Tkurret popullsia e Shqipërisë, boshatisen qytetet e vogla

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

4.5 milionë shqiptare eshte numri zyrtar i popullsisë ne Shqipëri, te cilet jane te regjistruar ne zyrat e gjendjes civile, shifër kjo e nxjerre zyrtarisht nga Ministria e Brendshme. Por kur flasim per shifrat e shqiptareve qe jetojnë ne vend, sipas INSTATIT ajo është vetëm 2.8 milionë. Arsyet per kete tkurrje jane te shumta

Nga shifrat e dhëna nga Ministria e Brendshme dhe INSTAT, del qarte qe 1.7 milionë shqiptare kane zgjedhur emigrimin, ndërkohe largimi nga Shqipëria eshte diçka qe shoqëron edhe te rinjte ne rrethe.

Nje tjetër dukuri qe po vërehet se fundmi është edhe shpërngulja e popullsisë drejt qyteteve te mëdha. Sipas Institutit te Statistikave, rritje te madhe te numrit te popullsisë kane njohur ne 2018 qarku i Tiranës, Durrësit dhe Fierit, ndërsa ne rrethet e tjera kjo rritje ka qene shume e vogël, ose ka shënuar rënie.

Edhe per specialistet e ekonomisë, arsyet jane te ndryshme te tkurrjes se popullsisë ne qytetet e vogla, por me kryesorja është mungesa e investimeve dhe tregut te punes. Edhe pse shifrat e emigrimit kete vit shënuan ulje me rreth 1000 shqiptare me pak, emigrimi ka vijuar dhe 2019 e gjeti vendin tone me 38 mije e 700 shqiptare me pak.

 

Zjarr Tv Ad