Një ngjarje e rëndë është shënuar në Wurzburg të Gjermani.
Raportohet se një person, ka vrarë me thikë tre njerëz e ka lënduar të paktën 6 të tjerë, shkruajnë mediat gjermane.
Policia ka mundur të arrestojë autorin, i cili nuk ka pranuar të dorëzohet. Për të neutralizuar atë, policia është detyruar që ta qëllojë me pistoletë në pjesën e këmbës.
“Kemi arrestuar të dyshuarin. Nuk ka indikacione për të dyshuar të dytë. Tashmë qytetarët mund të jenë të qetë”, ka deklaruar policia e Wurzburg-ut.
Mediat gjithashtu, kanë publikuar një video ku shihet autori. Në pamje të parë bëhet fjalë për një person me ngjyrë, i cili kishte veshur vetëm një maskë mbrojtëse dhe ishte këmbëzbathur. Ai shihet në video duke kërcënuar me thikë një kalimtar, por edhe policët që afrohen për ta neutralizuar.