‘Tokat në bregdet për oligarkët e tij’/ Malltezi: Sa të jetë ‘Nipi i Bregut’ kryeministër, asnjë pronë tek pronarët

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD, një herazi edhe drejtues i Departamentit për Mjedisin në këtë parti, Jamarbër Malltezi i kthehet edhe një herë një vendimi të qeverisë, që mban datën 21 nëntor 2018, që lidhet me pronat në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë.

Sipas Malltezit, për sa kohë në krye të qeverisë të jetë “nipi i bregut” siç e quan ai Ramën, referur origjinës së tij familjare.

“Edhe në të ardhmen sa të jete në qeveri nipi i bregut asnjë pronë nuk do i kthehet pronarëve dhe as nuk kompensohen por i mban të gjitha për qoka dhe kafe Edvini”, shkruan ndër të tjera Jamarbër Malltezi.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Urimi me i mire qe mund t’u besh kusherinjve: Mos pacim ne fis asnje nip qe na vjedh pronat brutalisht!
Nje nip nga bregu po i vjedh tokat pronareve te bregut. VKM nr. 708 i 2018 i nipit te bregut don te perlaje cdo toke qe te mundet:

  1. Ka 6 vjet qe nuk ka asnje kthim prone
  2. Ka 6 vjet qe nuk ka asnje kompensim pervecse per ata qe i japin KAFEN edvinit
  3. Edhe ne te ardhmen sa te jete ne qeveri nipi i bregut asnje prone nuk do i kthehet pronareve dhe as nuk kompensohen por i mban te gjitha per qoka dhe kafe Edvini
  4. Qeveria po ju vjedh pronat edhe pushtetit vendor pasi keto u ishin dhene pushtetit vendor. Eshte centralizim ekstrem: Pse duhet pushtet vendor kur gjithshka po perqendrohet ne duart e Edvinit?

Ky nipi as nuk i shtroi e as zgjeroi rruget bregut, ato ia shtroi qeveria e Berishes. Ky nipi as uje nuk i coi fshatit te se emes, ujin Vunoit ia coi qeveria e Berishes, Rama vec i 8-fishoi cmimin e ujit nga 1600 leke m3 ne 10800 leke m3. Tani i merr edhe tokat per oligarket e vet.

Mos pacim ne fis keshtu nipash!

 

Zjarr Tv Ad