Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios.
Ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar automatikisht finalen, e cila do të zhvillohet më datë 4 gusht.
Rezultati i jashtëzakonshëm është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjete sociale, përgëzon sportisten.
“Respekt Kampione
Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike ”, shkruan Rama.