Topalli komenton deklaratat e forta të Yuri Kim për Sali Berishën

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Jozefina Topallin, personalitete të forta politike si Sali Berisha në vendin tonë, Konrad Adenauer në Gjermani apo Charles de Gaulle në Francë kanë treguar që mund të qeverisin mirë pavarësisht moshës apo shkëputjes që mund të kenë pasur nga jeta politike. Sipas ish-kryeparlamentares rikthimi i Berishës si kreu i partisë jo vetëm që nuk e dëmton PD-në, por shton ajo, me lëvizjen që ka ndërmarrë ish-kryeministri është duke i bërë një tjetër shërbime vendit.

E pyetur nëse vijon t’i mbajë kontaktet me liderin historik të demokratëve, Topalli tha se komunikimin e mban por në takimet nëpër qytetet e Shqipërisë nuk ka qenë e pranishme edhe pse i mbështet. Kurse, komentet e forta të bëra së fundmi nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për mundësinë e rikthimit të Sali Berishës në krye të demokratëve, Topalli i cilësoi si thjesht keqkuptime.

“Në ’97 ishte një izolim për një kohë të caktuar më keq se shpallja “non grata”. Kur Berisha i fitoi zgjedhjet, raportet ishin të jashtëzakonshme. Kjo është një situatë që vjen nga keqkuptimet. Uroj që të sqarohen dhe të vendoset një raport besimi siç ka qenë më parë.”-u shpreh ajo.

Ish-kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim”, deklaroi se do të jetë pjesë e asaj që e quajti një PD të reformuar dhe të rithemeluar me Berishën. Ndërsa për kreun Basha dhe deputetet që e mbështesin hodhi akuza për “blerje të karrigeve në Kuvend.”

Ka një problem brenda Grupit Parlamentar të PD. Një pjesë e tyre e kanë paguar vendin e tyre. Kurrë nuk ka ndodhur në këto përmasa, të blesh karrigen e parlamentit është turp. Dhe, që këtë ta bëjë opozita është fundi i një demokracie.”-tha ajo.

Zjarr Tv Ad