Topalli për Bashën: Dukej si “një mish i huaj” në PD, ka ardhur me një axhendë që s’kishte lidhje me partinë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur për situatën politike në vend. Ajo u ndal dhe te kreu i PD Lulzim Basha duke u shprehur në një intervistë në “Syri tv” se ai dukej si trup i huaj në PD, duke shtuar se ardhja e tij në Partinë Demokratike ngjan si artificiale, pasi kishte një axhendë që nuk kishte lidhje me partinë.

“Ne ishim mësuar ndryshe të drejtoheshim. Ne besonim se ishim aty për interesin publik, unë thellësisht besoja këtë dhe mendonim se ishim shërbëtorë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Te Basha nuk gjej asnjërën prej këtyre, dukej si trup i huaj në PD, ishte artificiale ardhja e tij, nuk kishte kontribute në Partinë Demokratike, sidoqoftë të rinjtë duhet të afrohen në PD për të dhënë shembullin e tyre, që mund të jetë më i mirë”, tha Topalli.

Pyetje: A e keni respektuar si kryetar Bashën?

Topalli: E shikoja si mish të huaj. Jo nuk e kam njohur, nuk mund të drejtonte PD një njeri që nuk kishte lidhje me PD. Cdo hap që ka ndodhur ka konfirmuar se ai ka ardhur me një axhendë që nuk kishte lidhje me atë të PD. Nëse ka bërë një betejë në jetën e tij është ajo e karriges.

Zjarr Tv Ad