Antimafia Italiane ka mundur të arrestojë një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim pas ekzekutimit më 19 korrik të operacionit të koduar “Tunel”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që tranportonin kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Siçili të Italisë.
I arrestuari është Klaidi Kaca 30 vjeç. Ai u kap në portin e Brindizit ndërsa po nisej me një traget linje drejt Shqipërisë.
Me urdhër të prokurorisë së Mesinës, ndaj Klaidi Kacës rëndon akuza e trafikut të drogës, pjesëmarje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje.
Operacioni “Tuneli”, nisi hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet ambientale e telefonike kanë zbardhur se për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal trafikoheshin nga Ballkani, sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuanë. Lënda narkotike pas mbërritjes në Itali mabazinohej në Messina e tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane.
Për llogari të këtij grupimi kriminal, në shtator të 2017 antimafia italiane sekuestroi rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”.
Në dhjetor të 2017 këtij grupi trafikantësh iu sekustruan dhe dy sasi të tjera marijuanë me peshë 22 kg e 10 kg që po trasportoheshin në bordin e automjeteve.
Antimafia italiane informon se ka shpallur në kërkim 3 shqiptarë, anëtarë të këtij grupimi trafikantësh.