Trafiku “ngrin” Tiranën, Alimehmeti: Të bllokuar djegim naftën më të shtrenjtë në BE

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trafiku në Tiranë është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë qytetarët, teksa në orët e pikut 07:30-10:00 dhe 15:30-18:00, atyre ju është dashur të presin deri në një apo dy orë në rrugët e kryeqytetit para se të shkojnë në punë, apo shtëpitë e tyre.

Kryeqyteti futet në kolaps sa i përket rrugëve të bllokuara edhe në ditët me diell dhe justifikimi se po bie shi tashmë ka dalë “jashtë loje”.

Vuajtjet në trafik të qytetarëve na prekin të gjithëve, ndaj me një reagim në Facebook mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti është përpjekur të adresojë shqetësimin e qytetarëve.

Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu, që na humbet të paktën gjysmë ore çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë!”, shkruan Alimehmeti.

Por, mjeku që është përfolur edhe si një nga emrat që do të përfshihet në “Primaret” e Partisë Demokratike për bashkinë e kryeqytetit nuk ndalet këtu, pasi nxjerr në pah një tjetër problem, që rëndon edhe xhepat e qytetarëve.

Teksa çmimi i naftës qëndron me vendimin e ri të Bordit të Transparencës në 236 lekë për litër, shqetësimi është se koha e shpenzuar në trafikun marramendës të Tiranës së Erion Veliajt, po zbraz edhe më tepër portofolat e familjeve në kryeqytet.

Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë! Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!” shkruan më tej Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad