Tragjedi familjare/ Babai vdes një orë pas të birit nga dhimbja

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fatkeqësi familjare ka ndodhur në Shkup, ku brenda natës kanë ndërruar jetë babë e bir.

Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasiu nda nga jeta Arsim Idrizi.

Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, pasi vetëm një orë pasi Arsimi ndërroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.

Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot pas namazit të Iqindis./Alsat.M/

Zjarr Tv Ad