Tragjedi në Kroaci: Aksidentohet autobusi që vinte nga Frankfurti në Kosovë, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur!

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 persona janë transportuar në spital.

Mësohet se autobusi i aksidentuar është i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galic i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes deklaroi se ky është një aksident shumë i rëndë automobilistik.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që janë në rrezik për jetë”, tha Damir Brezic, një zëdhënës i policisë së qarkut Brod-Posavina.

“Gjatë hetimit, policia përcaktoi se ishte një autobus me kombësi të Kosovës dhe targa regjistrimi gjersa sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra u transportuan në spitalin në Slavonski Brod për ndihmë mjekësore”,njoftoi policia.

Për shkak aksidentit, trafiku në autostradën A3 Bregana-Lipovac midis kryqëzimeve Slavonski Brod perëndim dhe Slavonski Brod lindje në drejtim të Lipovac është ndaluar.

Zjarr Tv Ad