Tragjedia në Himarë, deputeti Sula: Ishte e paralajmëruar ngjarja e Potamit, shumë e vështirë të ngushëllosh familjen

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. Ai tha se kjo tragjedi ishte e paralajmëruar, dhe se rasti konkret ka shumë arsye për të denoncuar dhe reaguar “pavarësisht kundërvënieve cinike të kreut të qeverisë për të mos politizuar ngjarjen”.

Reagimi i plotë:

Pse ishte e paralajmëruar ngjarja tragjike e Potamit, Himare! Ngjarja tragjike dje në Potam, Himarë ka prekur gjithë shqiptarët, të madh e të vogël. Eshtë shumë e vështirë të gjesh fjalët që të ngushëllosh familjen. Uroj vetëm që Zoti tu jape forcë prindërve për humbjen e një ëngjëlli. Më e vështirë akoma, është të ngushëllosh nga posti i një deputeti (edhe pse opozitar), sepse tragjedia u shkaktua nga një person që në bregdet duhet ti kishte mbrojtur qytetarët nga gangsterët që vërtiten më mjete lundruese aty ku bëhet plazh. Aksidenti tragjik u shkaktua nga Shefi i Policimit në Komunitet.

Pjesë e aksidenteve mund të bëhemi të gjithë, ndaj quhen aksidente por, rasti konkret ka shumë arsye për të denoncuar dhe reaguar pavarsisht kundervenjeve cinike të kreut të qeverisë për të mos politizuar ngjarjen. E para, ngjarja ishte e përsëritur. Vetëm këtë verë ka disa raste në jug të vendit të aksidenteve të tilla. E dyta, ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano për të rritur kontrollet në bregdet për të shmangur incidente të tilla. Por për ironi të fatit dhe për të dëshmuar situatën e përbërjes së institucioneve shqiptare, ngjarja shkaktohet nga një zyrtar i lartë i policisë. E treta,ngjarja merr përmasa më të mëdha dhe tregon fytyrën e kësaj qeverie kur zbulon të kaluarën e shefit të policisë që shkaktoi tragjedinë.

A.Tase rezulton të jetë i proceduar penalisht nga prokuroria e Vlorës. I pezulluar nga komisariati i Peqinit me akuzën e favorizimit të kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Por pavarsish kësaj të kaluare të errët ai sërish është emëruar shef i policimit në komunitet në drejtorinë vendore të Policisë së Elbasanit. Sikur te shumzoheshin me zero të gjitha denoncimet e tjera të opozitës, ngjarja në Potam e përshkruan më së miri fytyrën e kësaj mazhorance e cila nuk është më e qytetarëve por e bandave dhe influencave të tyre.

Kur erdhi në pushtet kjo mazhorancë lejoi kanabizimin e vendit. U bëm të njohur në të gjithë botën për kanabizimin e vendit. Më pas aktiviteti i bandave kriminale shqiptare kaloi te drograt më të forta si kokaina, heroina apo drograt sintetike. Sërish nuk i hyri gjemb në këmbë por, mbroheshin nga pushtetarët qendrorë e lokal. Tani jemi në fazën që Bandat janë forcuar në mënyrë të paimagjinueshme ekonomikisht dhe po pastrojnë paratë e tyre me biznese duke marrë edhe punë publike. Pasi këtu e kanë siguruar terrenin. Tani kemi të bëjme me influencimin e tyre për të zgjedhur drejtues policie në nivele të ndryshme, hetues apo qofte edhe deputetë e kryetar bashkishë. Situata e kriminalitetit në Shqipëri ka marrë përmasa të stërmëdha dhe kjo qeveri e cila është ulur në një tryezë me bandat nuk mund ta fusë situatën në shinat e normalitetit.

Reagimi i Drejtorit të Policisë dje duke shkarkuar zinxhirin drejtues të kufirit në Vlorë ishte reagim proporcional, por siç e kam thënë më herët nuk mjafton vullneti i vetëm një njeriu. I ndieri Paolo Borselino e ka thënë qartë: “Mafia e politika janë dy fuqi që veprojnë mbi të njëjtin terren, të cilat, ose luftojnë, ose bëjnë ujdi me njera-tjetrën”. Vetëm një herë nëse politikani, zyrtari i policisë apo kushdo zyrtar i shtetit ulet në një tryezë me mafian, nuk është më përball tyre por në krah të tyre.

Ky është realiteti në Shqipëri. Mafia dhe qeveria nuk janë përball tyre por janë në krah të njëri-tjetrit. Ndaj kemi falimentimin e biznesit të ndershëm çdo ditë, ndaj kemi shpopullim çdo ditë nga ata që kanë zgjedhur të jenë përball të keqes. Dy rrugë kanë mbetur: ose do duhet të largojmë këtë qeveri dhe çdokënd që është më krah të bandave ose do të largohemi të gjithë nga Shqipëria!

Postimi i deputetit.

Zjarr Tv Ad