Tragjedia në Klos/ Deputetja e PD: Po të mos ishte vonuar policia, të paktën do ishte parandaluar vetëvrasja

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tragjedia e ndodhur më 12 tetor në qendër të Klosit, me tre viktima, mes tyre një adoleshent 17 vjeçar u komentua edhe në Kuvend këtë të enjte.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi në fjalën e saj tha se ngjarja e ndodhur një ditë më parë është “dëshmi e qartë e një fakti që rendi publik ka rënë përtokë për të mos thënë është futur nën dhe”.

“Sot qyetarët ndajnë debatet me armë në brez nuk kanë asnjë besim tek institucionet. Në një vend kaq të vogël si Klosi, policia vonon për të shkuar. Po të mos ishe vonuar ndoshta do ishte parandaluar të paktën vetëvrasja.

Qytetarët që unë përfaqësoj nuk shquhen për rekorde kriminale por të zgjuar e që shikojnë punën e tyre, por jo për fajin e tyre janë bërë personazhe të kronikës së zezë ditët fundit”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad