Mediat në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se numri i viktimave deri tani nga djegia e spitalit në Tetovë, është 24. Mes tyre, pacientë, personel mjekësor dhe familjarë të të sëmurëve që ishin brenda, shkruan Portalb.
Vetëm 5 pacientë kanë arritur të shpëtojnë gjallë dhe ata janë nisur menjëherë për në spitalin e Shkupit. Zjarrfikësit shuan zjarrin dhe po nxjerrin trupat e viktimave.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, u shpreh se “Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit.
Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nga spitali u shpreh “Dhimbja është shumë e madhe, cilado të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe nga kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi.